×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bora zbardh Kukësin, trashësia i kalon 20 centimetra në disa zona

    Reporteri
    25 Nëntor 2023 | 11:15

    Kukësi është përfshirë këtë mëngjes nga reshje të dendura bore, e cila ka zbardhur të gjitha njësitë administrative, duke krijuar shtresa akulli në rrugë e për pasoj janë shfaqur edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

    Lëvizja e automjeteve po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec apo Krumë-Kam-Tropojë.

    Trashësia e borës në pikat më të larta të këtyre rrugëve i ka kaluar 20 centimetra, ndërsa firmat kontraktuese po bëjnë pastrimin e borës.

    Deri më tani nuk raportohet për bllokim të rrugëve apo fshatrave, ndonëse dendësia e borës është e lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!