Mbrëmë vonë Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, njoftoi për dy raste të konfirmuara me coronavirus. Pas kësaj në Shqipëri ka filluar të mbizotëroj një frikë te qytetarët, të cilët po shmangin vendet publike ku ka prezencë të madhe të njerëzve.
Një video e siguruar nga Reporteri.net, shihet se sheshi qendror i Tiranës është pothuajse i boshatisur dhe aty vërehet prezencë fare e vogël e njerëzve.
Rastet me coronavirus në Shqipëri, u importuan nga Italia, e cila tashmë është një zonë endemike. Bëhet fjalë për babë e bir të infektuar. Ishte ky i fundit që kishte qëndruar në Itali gjatë muajit janar dhe në Shqipëri ishte kthyer më 26 shkurt.
28 vjeçari sipas informatave zyrtare të institucioneve përgjegjëse në Shqipëri thonë se personi tjetër është babai i personit që u infektua në Itali, dhe virusin e mori nga djali i tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.