×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bota kundër ISIS: Shqipëria e SHBA, firmosin deklaratën kundër rrezikut nga terrorizmi

    Reporteri
    08 Qershor 2023 | 16:50
    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u ul krah sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe Princit Faisal bin Frahan Alsaud në Riad ku u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS.

    Xhaçka tha se Shqipëria i ka dhënë përparësi luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

    “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit ka qenë një nga prioritetet e punës sonë në Këshillin e Sigurimit. Gjatë mandatit tonë të deritanishëm kemi punuar ngushtë me miqtë dhe aleatët për të përfaqësuar dhe çuar përpara interesat dhe objektivat tona të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria është e përkushtuar ndaj këtij Koalicioni, kudo që paraqitet kërcënimi i terrorizmit dhe ne do të punojmë ngushtë me të gjithë aleatët dhe partnerët për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Xhaçka, shkruan Top Channel, përcjell Reporteri.net.

    Duke qenë një nga vendet e para, pjesë e aksionit të përbashkët politik ndërkombëtar në kuadër të Koalicionit Global kundër ISIS, Shqipëria rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e saj, për vazhdimin e luftës kundër ISIS, dhe çdo shfaqjeje të terrorizmit.

    Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në takim, u bëhet thirrje partnerëve në Koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!