Torovica e Lezhës, dikur një zonë internimi është mes fshatrave që po braktisen nga banorët me ritme frikësuese.
Njoftimet “shtëpia” shitet tregojnë se nga aty të shumtë janë familjet që e kanë braktisur, ndërsa rënie a numrit të nxënësve ka detyruar mbylljen e gjimnazit, të konsideruar dy vjet më parë, ngjallje e shpresës!
Gjatë regjimit komunist, Torovica ishte vend ku internoheshin ata që flisnin kundër sistemit.
Me ardhjen e demokracisë, vendin e tyre në këto pallate e zunë familje të varfra nga veriu.
Por edhe këta të fundit prej vitesh po e braktisin masivisht zonën.
Ndërtesat bosh dhe shtëpitë me njoftimin “shitet” janë dëshmi se nga Torovica vetëm po ikin.
Banorët thonë se janë vështirësitë ekonomike që i detyrojnë të braktisin zonën dhe të ikin drejt vendeve të BE.
“Kanë ikur jashtë mase, vetëm për kushtet ekonomike”
Dy vjet më parë, hapja e shkollës së mesme u pa si shpresë për rigjallërimin e Torovicës.
Por këtë vit shkolla nuk i hapi dyert për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Drejtori i shkollës 9-vjeçare Kujtim Kolndreu thotë se të rinjtë e fshatit për tu arsimuar duhet të udhëtojnë drejt Balldrenit.
“Nxënësit janë transportuar tek shkolla e mesme në Balldren”
Në 5 vitet e fundit, rreth 1 mijë familje përllogaritet të jenë larguar nga Zona. Në zgjedhjet e fundit vendorë, në listë ishin rreth 5 mijë votues, por në proces marrin pjesë me pak se 1500.