×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Breshëri plumbash drejt lokalit të tij, kush është Fatjon Murati, lidhja me masakrën ku u vra Brilant Martinaj

    Reporteri
    12 Mars 2023 | 22:56

    Një viktimë dhe disa të plagosur është bilanci i rëndë i atentatit që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, një emër i njohur në botën e krimit, i ndaluar disa muaj më parë nga policia, teksa ishte në makinë me Endrit Doklen një tjetër pesonazh i njohur për drejtësinë.

    Në momentin e ndalimit në atë kohë, nga policia u sekuestrua edhe një pistoletë.

    Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës.

    32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit.

    Ndërkaq emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë ku u vra edhe Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!