×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burrë e grua kapen duke qarkulluar me pistoletë në zonën e Dajtit

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 15:01

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, pasi po qarkullonin me armë zjarri me makinën e tyre.


    Blutë e kryeqytetit thotë se në kuadër të operacionit “Teleferiku” u arrestua në zonën e Dajtit shtetasi D.Q 35 vjeç.

    “Shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit”, sqaron policia.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, transmeton oranews.

    Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit.

    Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!