×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burri godet vajzën shqiptare, policja vetëm e shikon

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 23:38

    Një tjetër video ka dalë në lidhje me rrahjen barbare që një burrë i ri në moshë i bën një vajzë në ambientet e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.


    Pasi e rreh brutalisht me shkelma në fytyrë apo përplasje në tokë, i riu largohet me makinë.

    Në videon e dytë, të publikuar po nga JOQ Albania, i riu shihet të dalë nga makina dhe të përballet sërish me gruan.

    Ashtu si dhe herën e parë burri e godet dhe e përplas në tokë gruan, por ndryshe nga hera tjetër pranë të gjithë kësaj ngjarje të turpshme është një oficere e policisë, e cila nuk bën asnjë veprim por thjesht sheh skenën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!