×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burri i flet ashpër gruas në emision: Oj zonjë më trego dashnorët

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 19:52

    Xhevdeti i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” e akuzon rëndë bashkëshorten e tij Besniken se e tradhton dhe flet gjatë gjithë kohës në telefon me të dashurit, prandaj janë larguar nga njëri-tjetri.


    Besnikja e cila është infermiere nuk i pranon këto akuza të forta dhe kështu është krijuar një debat i fortë mes tyre në studio.

    Lexo Edhe:
    Konjufca përkujton Srebenicën, ia përmend një fjalim Vuçiqit që e dha sa ishte ministër i Millosheviqit
    Ardit Gjebrea: Në faktedhe fakti që ajo flet në telefon nuk më duket se është ndonjë gjë e madhe për të dyshuar.

    Xhevdeti: Për mua është shumë gjë e madhe. Moj zonjë o më trego mua dashnorët ose unë në rrugën time, ti në rrugën tjetër. Trego dashnorët moj zonjë.

    Besnikja: Çfarë dashnorësh ore, ku i kam këta dashnorë? Pse s’smë ke shoqëruar? Të të vijë zor ty në këtë moshë.

    Xhevdeti: Ty të të vijë zor, të kesh turp që flet në telefon me burrin e huaj.

    Ardit Gjerbea: Po i ka pacientë.

    Xhevdeti: Pse të gjithë pacientë i ka?

    Besnikja: Pse s’më shoqëroje ti mua?

    Xhevdeti: Nuk jam truproja jot.

    Besnikja: Po je burri im, je më shumë se truprojë. Ishte 24 orë pandemia.

    Xhevdeti: Le të jetë sa të dojë, për mua t’i ke mbaruar.

    Besnikja: Po nuk tallesh ti me krahët e mi, nuk ke shans të tallesh.

    Xhevdeti: Rrugën nga erdhe ik. /tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!