×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Burri vrau gruan me thikë, fqinjët zbulojnë motivet: Xhelozi dhe ndihma për familjen e viktimës

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 20:45

    Fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaja jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi.


    Ndërsa kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares.

    Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Rastësi ose jo por ai i morri jetën nënës së dy djemve në Bubq brenda ambienteve rrethuese të kësaj fasonerie rreth orës 10.45.

    51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”.

    Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!