Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Open” në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe ministers Elisa Spiropali.
Debati nisi kur Bushati tha se imami Elvis Naçi ka mbledhur para më shumë se qeveria sepse njerëzit nuk i besojnë qeverisë.
“Normalisht është e rëndësishme që të dihet nga vijnë ato lekët që thotë Spiropali për hir të transparencës. Ajo që është më shqetësuese është se Elvis Naçi grumbullon më shumë para se qeveria. Kjo do të thotë që qytetarët i besojnë më shumë një imami, prifti quajeni si të doni, më shumë sesa qeverisë”,- tha Bushati.
“Qeveria nuk është shoqatë bamirësie. Qeveria ka mbledhur nga vendet partnere që janë solidarizuar me ne”,- ndërhyri Spiropali.
“Po e them në kontekstin e besueshmërisë. Unë si qytetar dhuroj tek Elvis Naçi dhe jo tek qeveria. E kupton ku ka shkuar puna. Elvis Naçi ka grumbulluar 10 fishin e qeverisë”,- iu kundërpërgjigj Bushati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.