×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Bylykbashi e akuzoi se ka bërë pazar me Ramën, Basha i kërkon sqarime në mbledhjen e kryesisë

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 22:25

    Në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD, që nisi rreth orës 19:00 e zgjati rreth 2 orë, deputeti Oerd Bylykbashi ka debatuar me Lulzim Bashën lidhur me çështjen e vettingut.


    Burime për Report Tv thanë se Bylykbashit i është kërkuar sqarim lidhur me një status të tij ku thotë se ka patur pazar mes Bashës e Ramës për zgjatjen e vettingun dhe reformën territoriale.

    Ndërkohë edhe Flamur Noka ka debatuar me Bashën duke rikthyer çështjen Berisha në diskutimet e mbledhje së PD-së.

    Një ditë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët.

    PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Por sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut.

    Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë. Bylykbashi është një ‘nga ushtarët’ që Basha humbi, duke i bashkuar Berishës në ‘Foltoren’ e Durrësit dhe akuzat e pazareve Basha-Rama të artikuluara nga Berisha, po dalin edhe nga goja e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!