×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj i kërkon Indisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 9:31

    Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.


    Gjatë këtij takimi Cakaj ka kërkuar nga homologu i tij indian domosdoshmërinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe nevojën për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

    “Mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon”, është shprehur Cakaj.

    Por, gjatë këtij takimi, një fokus i rëndësishëm është vendosur dhe tek bashkëpunimi mes dy vendeve.

    “Në takim, ndër të tjera, ramë dakord edhe për përmbylljen përfundimtare të një varg marrëveshjeve në fushën e sigurimeve shoqërore, promovimit dhe mbrojtjes së investimeve dhe transportit detar. Ky kuadër i marrëveshjeve do të ketë një rol domethënës në konsolidimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Indisë”, shkruan Cakaj në Facebook.

    Po ashtu, India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!