Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se ndihma që Kosova i dha Shqipërisë pas tërmetit është frymëzuese.
Ai thotë se FSK-ja meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe atdhedashurinë që ka treguar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
?????!
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!
Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha ?!
https://www.facebook.com/cakajgent/photos/a.2300907456845549/2478084775794482/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARBd9-rKw9QEsRDP0l7qTfKITFea5ec6rtBRZjjAzU1EQHkRPgw_dn9jQXhwL6mYdEa014XVYDBV6wC4BUyHCl-8DlTklE0m-I-x5a5XKAXTiThvoa0YOXJvE1R6cOtyx_0PWatNLX-iCsv9QeW6ojR0wHuJGVMLrl_3z-tHjYyQu6llsrH8IaQlXH-0atXzJIT366huNuhK5QGV1RixkH88PL79Vi9rmC9aGhkyguHs-QhAtu-1AEQEnYWQKJwRcnliF5onWcynsCaQ4Qpr7zk_1Ide6CzhU3D07BN71ZV9_X6bPJNfHqXTuSxcPI7pL5vlnNaf49RSkuBROHvYopiSId0S&__tn__=-R