Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të mbajë javën e ardhshme një konferencë në lidhje me rolin e Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në të gjithë rajonin e ballkanit perëndimor.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por nëse shikon axhendën e konferencës sheh menjëherë se diçka nuk shkon. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj rezulton të jetë i vetmi folës në të gjithë konferencën që do të zgjasë rreth 4 orë.
Madje Cakaj do të hapë konferencë me fjalim, do ta vijojë me dy fjalime të tjera ‘përmbajtësore’ dhe do ta mbyllës sërish me një fjalë, pra 4 fjalime.
Të vetmet raste kur dikush tjetër do të mund të flasë janë dy momente jo më shumë se 5 minuta secila.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.