×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj takon Reeker dhe Palmer: SHBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 17:53

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


    Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

    “Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimet e zhvilluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!