Një çantë e dyshimtë është gjetur në Rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë. Kjo rrugë njihet ndryshe nga banorët edhe si “rrugica e Berishës” pasi në këtë zonë është edhe pallati ku jeton ish-kryeministri.
Zona është rrethuar për të vlerësuar situatën, nëse brenda çantës mund të ketë lëndë plasëse apo jo.
Ndërkohë, në reagimin zyrtar policia njofton se janë njoftuar forcat xheniere për veprime të më tejshme. Ndërsa, paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një çantë e braktisur.
Njoftimi:
“Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine. Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme. Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.