×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çfarë ndodhi në bulevard teksa kalonte eskorta e Ramës?

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 12:55

    Teksa Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Gjukanoviç po i drejtoheshin sallës ku do të mbahej takimi i 3 në kuadër të mini Shengenit Ballkanit, eskorta e tyre është pritur me thirrje në Tiranë.


    Aktivistë të shoqërisë civile bërtisnin “Turp turp” dhe “Rama ik”.

    Prej ditës së djeshme aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dega e Shqipërisë dhe anëtarë të shoqërisë civile kundërshtojnë vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

    Sipas tyre Rama po anashkalon Kosovën duke sjellë në Tiranë ish- ministrin e Sllobodan Millosheviçit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!