×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kuvendi shqiptar

    Çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare?

    Reporteri
    30 Tetor 2023 | 10:30

    Pasditen e sotme pritet të mbahet seanca plenare, teksa përfundon edhe afati i përjashtimit të 23 deputetëve të opozitës në Shqipëri.

    Këto të fundit u përjashtuan me vendim të Sekretariatit të Etikës më datë 19 tetor, pas kaosit në seancën e asaj dite.

    Edhe seanca e sotme pritet të jetë jo pak e qetë, pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm, shkruan laspi.al.

    Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen në 16:30 në Kuvend dhe të futen së bashku në seancë.

    Opozitarët e përjashtuar do të mbërrijnë në Kuvend për t’u bërë pjesë e seancës, pasi argumentojnë se afati 10 ditor i përjashtimit ka përfunduar më datë 29 tetor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!