×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Clinton arrin në Shqipëri, pritet në aeroport nga Kryeministri Rama

    Reporteri
    03 Korrik 2023 | 15:58

    Ish-presidenti, Bill Clinton ka arritur në Shqipëri, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

    Rama ka publikuar një foto nga aeroporti i Rinasit, ku e ka quajtur mik të përjetshëm të shqiptarëve.

    Kryeministri shqiptar ka ftuar qytetarët te kryeministria në orën 18:30 për ceremoninë e mikpritjes për ish-presidentin Clinton.

    Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë që Clinton do të qëndrojë në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!