×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Çmenduri” në rrugët e Shqipërisë, pushuesi me 200km/h drejt plazhit të jugut

    Reporteri
    26 Korrik 2020 | 8:16

    Shpejtësi të çmendura në autostradën Fier- Vlorë. Policia ka postuar në rrjetin social një video të një sërë shoferëve që kanë thyer ligjin, deri aty sa njëri prej tyre është kapur duke ecur me 200 km/h.


    Njoftimi i policisë:

    Në autostradën Fier – Vlorë – Fier ???✍

    Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me ? në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

    Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.

    Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

    Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️ më e pakta të çon te polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju. ?

    Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë.

    #zbatorregullatudhëtoisigurt
    #RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
    #MosPërdor?gjatë drejtimit të?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!