×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Copëtoi trupat e vjehrrit dhe vjehrrës dhe i futi në valixhe, gruaja shqiptare: Më lironi nga burgu

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 11:16

    Avokatët e Elona Kaleshit, ish të dashurës së djalit të çiftit shqiptar nga Vlora që u masakrua në Itali, kërkojnë lirimin nga burgu të klientes së tyre.


    36-vjeçarja, akuzohet për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, dhe fshehjen e copëtimin e kufomave të tyre të gjetura në valixhe 5 vite më vonë.

    Ish e dashura e Taulantit, djalit të çiftit nga Vlora, dyshohet se futi në kurth bashkëshortët Pasho, disa ditë pasi shkuan në Itali për të pritur daljen nga burgu të djalit të tyre, shkruan JOQ.

    Por prindërit e këtij të fundit u zhdukën një ditë më parë dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona. Kujtojmë se çifti shqiptar u gjet i copëtuar në 4 valixhe, 5 vite pas zhdukjes.

    Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Ndërkohë, policia italiane po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes makabre.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!