×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Coronavirusi i merr jetën inspektorit të Antidrogës në Berat

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 19:19

    Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në DPV Berat,Klodian Shevroja.


    Koronavirusi i ka marrë jetën i inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

    Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

    Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan.

    Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim ndërroi jetë.

    38-vjeçari, Klodian Shevroja, punonte që prej muajit prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!