×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Coronavirusi, Rama: Numrat po rriten, të parandalojmë me çdo kusht karantinën

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 10:22

    Kryeministri Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren Manastirliu për situatën nga koronavirusi në Shqipëri, theksoi se ajo që duhet parandaluar me çdo kusht është karantina e përgjithshme, duke patur parasysh rritjen e të prekurve.


    Për kreun e qeverisë një karantinë një karantinë e përgjithshme do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin.

    “Situata në Evropë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masa shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandalojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!