Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Greqia ka shtyrë afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës.
Më herët, autoritetet kishin informuar se pika kufitare e Kapshticës do të qëndronte e mbyllur deri më 4 dhjetor, por rritja rasteve të reja me koronavirus në shtetin fqinj, ka bërë që hapja e saj të bëhet më 14 dhjetor.
Ky lajm është konfirmuar përmes një njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë.
“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020. Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.