Mbyllet një shkollë në qytetin e Sarandës si pasojë e infektimeve me Covid-19.
Sipas asaj që raporton Ora News, bëhet fjalë për shkollën “9 tetori”.
Vendimi për mbyllje ka ardhur pas konfirmimit me Covid-19 të 5 mësuesëve, një sanitareje dhe rojes së shkollës.
Pritet një vendim i stafit të shkollës lidhur me mënyrën se si do të vijohet me procesin mësimor.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 4 raste të reja infektimesh në qytetin e Sarandës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.