×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid-19 në Shqipëri: Pesë viktima dhe 104 raste të reja

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 17:04

    Pesë viktima të tjera janë shënuar nga Covid-19 dhe 104 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.


    Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin Covid 1 një 45 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive, shkruan Top Channel.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe dhe Klos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!