Pak kujt mund t’ia marrë mendja që kjo vajzë të jetë pjesë e një grupi kriminal, i paguar për të vrarë biznesmenin 51-vjeçar Ardian Nikulaj.
Bëhet fjalë për britaniken Harriet Bridgeman, nga Bristol, e cila akuzohet së bashku me 5 persona të tjerë, se organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin, 1 javë më parë.
Më herët, Tv Klan, solli edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku shihen personat e shpallur në kërkim, si autorë të vrasjes së biznesmenit shqiptar.
Në to ata shfaqeshin në ambiente të ndryshme të hotelit e restorantit të viktimës. Ata prezantoheshin si turistë, por në të vërtetë qëllimi që kishin ishte vëzhgimi i lëvizjeve të biznesmenit.
Një ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi zbardhjen e vrasjes së Nikulajt dhe shpalli në kërkim 6 persona: shqiptaro-britanikun Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezin, Ruben Saraiva. Ky i fundit ishte dhe personi që e ekzekutoi Nikulajn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.