×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin detajet e autopsisë: Si u helmua dhe vdiq nusja 5 ditë pas martesës

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 13:53

    Olsi Hajdari ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që i mori jetën bashkëshortes së tij. Sipas 27-vjeçarit, pasi kishte darkuar me prindërit dhe bashkëshorten, kishin shkuar në dhomën e gjumit.


    Duke qenë se ishte ftohtë ata kishin ndezur mangallin dhe më pas i kishte zënë gjumi. Më pas ai shprehet se nuk kujton më asgjë.

    Varianti i Olsit është konfirmuar edhe nga Mjekësia Ligjore. Për “Gazetën Shqiptare”, ata janë shprehur se helmimi ka ardhur nga monoksidi i karbonit.

    Vëllai i Rezartës, Reshit Xibrraku, e fajëson pikërisht burrin e motrës.

    “Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën . Të hetohet e vërteta. Po shkojmë në polici. Fola me Olsin. E pyeta çfarë i bëtë motrës time, me tha nuk mbaj mend asgjë, ne morën mangallin dhe fjetëm”.

    Mirëpo familjarët e Rezartës nuk janë të bindur nga ky version. Ata pretendojnë se Rezarta është helmuar dhe kanë bërë denoncim në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!