×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin detajet nga atentati në Elbasan

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 14:49

    Detaje të reja zbardhen nga atentati në Elbasan, ku shpëtuan mrekullisht 48-vjeçari Petrit Çarçiu dhe i biri, të cilët u qëlluan me breshëri plumbash në makinë.


    Dy vëllezërit e Petrit Çarçiut aktualisht janë duke vuajtur dënimin jashtë shtetit për probleme me drogë.

    Ndërkohë, në fshatin ku jeton 48-vjeçari, tri herë i kanë djegur lokalin. Gjithashtu, mësohet se ai ka pasur probleme me gruan e parë dhe të dytë, ku njëra prej tyre e ka denoncuar dhe në polici për dhunë.

    Ndërkohë, i pyetur në polici mbi ngjarjen e natës së kaluar siç raporton “Balkanëeb”- Çarçiu ka thënë se është qëlluar me armë nga një këmbësor. Ndërkohë, nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!