Automjeti në foto, u përdor sot në ekzekutimin e biznesmenit Niko Goro në Himarë. Mjeti u gjet në zonën e quajtur ‘Livadhet’, bashkë me dy armë zjarri dhe autorin i cili u arrestua rreth një orë pas krimit.
Sipas dëshmisë së autorit të dyshuar të vrasjes, Kliti Leka, çështjet e pronësisë kanë shtyrë atë të vrasë biznesmenin Goro. Niko Goro aludohet se i ka 70 mijë euro borxh Kliti Lekës.
Dinamika e ngjarjes
Rreth orës 08:55 sot, teksa Goro ndodhej përpara supermarketit të së motrës, automjeti tip ‘Volkswagen’ ndalon dhe në këtë moment Leka hap zjarr ndaj biznesmenit duke e qëlluar me 5 plumba, ndërsa u plagos lehtë dhe motra e tij.
Pas këtij momenti, autori Kliti Leka hipën sërish në automjet ku shoqërohej nga tre persona të tjerë dhe largohet nga vendngjarja. Arratia e tij zgjati vetëm një orë.
Ai u kap nga blutë e Himarës në Livadhe, ku iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov e përdorur në krim, dhe një pistoletë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.