×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet: 33-vjeçari duke vjedhur në banesa

    Reporteri
    31 Janar 2022 | 9:36

    Arqil Xhepa, 33-vjeç është arrestuar nga policia pasi akuzohen si autor i 12 vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në Tiranë vetëm gjatë muajit Janar.

    Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të natës 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH.

    Për pasojë ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale ale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

     

    Gjatë operacionit të policisë të koduar “Akrepi i natës” janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

    Blutë bëjnë me dije se vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!