Nënë e bir u hodhën nga kati i tretë për t’i shpëtuar flakëve që përfshinë apartamentin, por fatkeqësisht 62-vjeçarja ndërroi jetë ndërsa djali i saj 36-vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit, herët në mëngjes në orën 05.55 dhe ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse. Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjeç, në çaste paniku, janë hedhur nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.
Sipas dëshmive të banorëve, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Djali, Klodjan Osmenaj, sipas banorëve të pallatit vuante nga depresioni, dhe kjo ka shtuar dyshimet, ndërkohë nuk janë konstatuar rrjedhje gazi apo bombola.
Flakët brenda në apartament kanë përpirë çdo gjë, e madje edhe apartamenti ngjitur është djegur pjesërisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.