×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet e autorit pak momente pas vrasjes në Kavajë

    Reporteri
    22 Maj 2023 | 22:27

    Personi në këto pamje është Habib Rexha, pak momente pasi kishte ekzekutuar me një plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë.

    I veshur me një komplet sportiv të zi, ai mban ende në dorë pistoletën me të cilën kreu i krimin dhe është duke vrapuar për t’u larguar nga vendngjarja, raporton TV Klan.

    I pamaskuar, 31-vjeçari e qëlloi Arjan Gosën me dorën e majtë, pasi të djathtën e kishte humbur kur ishte fëmijë.

    I gjithë itinerari është fiksuar nga kamerat në rrugë. Më pas ka hipur në këtë automjet dhe u largua drejt Durrësit nga dhe ku ka humbur gjurmët.

    Identifikimi i tij ka qenë i lehtë për policinë për shkak të kamerave të sigurisë.

    Hakmarrjen e kishte planifikuar që pas vrasjes së vëllait në fund të Marsit. Habib Rexha erdhi nga Italia para një jave, dhe u vendos për disa ditë në qytetin e Kavajës për të studiuar të gjitha lëvizjet e Arian Gosës.

    Në një tjetër moment ai shfaqet me një çantë në sportive në sup dhe në dorë mban një qese.

    Arian Gosa ishte duke pirë kafe me babain, i cili nuk ka dhënë asnjë dëshmi për policinë. Ai duket i hutuar për atë që ka ndodhur.

    Policia ka nisur negociatat edhe me familjen Rexha për dorëzimin e autorit ndërsa ka vendosur shpërblim 10 mijë Euro për cilindo që jep informacione të vlefshme për arrestimin.

    Vëllai i Habibi Rexhës u vra më 29 Mars. Viktimë mbeti dhe Edmond Gosa. Altin Rexha e goditi me thikë pas një sherri banal.

    Edmond Gosa i kundërpërgjigjet me armë duke e lënë të vdekur. Fatmirësisht plumbave i shpëtoi djali i tij, i cili fut në një dyqan pas nisjes së sherrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!