Kur kanë kaluar pak ditë nga vrasja e 32-vjeçarit shqiptar në Greqi, Aris Papas, mediat greke, kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit.
Siç shihet në videon e publikuar, Papas, shihet teksa konsumon diçka në bar, kur aty pranë afrohet një person.
Ky i fundit, me anë të një pistolete qëllon disa herë shqiptarin, nga një distancë fare e afërt.
Si pasojë, 32-vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa me vështirësi, arrin të futet në ambientet e brendshme të lokalit, ku i shpëton të tjera plumbave që dërgoheshin në drejtim të tij. Fatkeqësisht, disa sekonda më pas, shqiptari nuk reagon më, e duket që ka ndërruar jetë në vend.
Nga krahu tjetër, klientët e punonjësit e lokalit shihen teksa largohen me shpejtësi. Aris Papas, ka mundur t’i shpëtojë tre atentateve në të kaluarën, ndërsa i fundit, ka qenë vetëm pak muaj më parë.
Sipas mediave greke, emri i tij është i njohur si një nga pjesëtarët e botës së krimit dhe trafikimit të drogës. Për këtë fakt, e teksa i druhej një atentati, ai vazhdimisht lëvizte me anti-plum, por ditën që ka ndodhur vrasja, nuk e kishte veshur, shkruajnë mediat e huaja.
Kjo vrasje, e cila ndodhi në mes të ditës e në qendër të Athinës ka tronditur jo pak qytetarët, ndërsa, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.