Dalin pamjet: Momenti kur i riu gjuan me armë në drejtim të dy personave në Tiranë

Pamje që po shikoni tregojnë përplasjen me armë zjarri që tronditi pak javë më parë Tiranën, si dhe mbetën të plagosur dy persona, Aleksandër Nikolla e Xhulio Vela.

Pamjet e publikuara nga Tv Klan, tregojnë se si përshihen në sherr të dyshuarit Daniel Manushi, Islam Xhetani, Fatjon Palushi dhe dy të plagosurit.

Ata janë duke pritur radhën te berberi, por pas një konflikti verbal nisin të godasin njëri-tjetrin. Më pas Palushi, i cili ka një dosje të rëndë për vepra që ndërlidhen me narkotikë, filmohet teksa qëllon me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës.

Pas të shtënave, ai largohet me vrap së bashku me të tjerët.

Daniel Manushi dhe Farjon Palushi janë pas hekurave dhe akuzohen për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.