×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin pamjet që tregojnë se si i vidhte qytetarët 37-vjeçari

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 11:44

    Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë.


    Dy prej të arrestuarve nuk janë të panjohur për policinë pasi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje dhe për falsifikim dokumentesh.

    Në pranga ka përfunduar një 37-vjeçar, i cili rezulton i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhjen ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh në banesa e markete.

    Policia e Shteti ka publikuar edhe pamjet se si njëri prej tyre arrin t’i rrëmbejë telefonin një gruaje, e më pas arratiset me shpejtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!