Fatos Nano, bashkëshortja e tij Xhoana dhe djali i tyre i janë nënshtruar ditën e djeshme testit për koronavirusin. Abcnews.al mëson se përgjigjet për të tre ata kanë rezultuar të jetë negative.
Nuk dihet se përse familja Nano ka bërë testet për Covid-19, nëse kanë pasur simptoma apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar apo të dyshuar si të infektuar.
Kujtojmë këtu se nga fusha e politikës deri më tani, dihet që me koronavirusin është infektuar deputeti Adriatik Alimadhi.
Pasi konfirmoi vetë se ishte i infektuar, Alimadhi pati një udhëtim jo fort të lehtë nga Infektivi tek “Shefqet Ndroqi” ndërsa tashmë është duke u rikuperuar në shtëpi.
Po ashtu, me koronavirus u infektua edhe djali i deputetes së Partisë Socialiste, Antoneta Dhima. Deputetja njoftoi më 1 prill se i biri ishte më në fund i shëruar nga koronavirusi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.