Zhvillimi i një ceremonie martesore në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari.
Meçollari është liruar nga detyra me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ceremonia është ndërprerë në fazën e përgatitjes dhe nuk është lejuar që të mbahet, teksa vetë Meçollari është shprehur se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.
“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari për Report Tv.
Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.