×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Debati për turizmin, Edi Rama publikon pamje të plazhit të mbushur me pushues: Ky vit është i jashtëzakonshëm

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 8:52

    Është raportuar për ditë të tëra se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, e kjo si pasojë e çmimeve të larta.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video e cila dëshmon të kundërtën.

    Video është realizuar në ishullin e Sazanit ku shihen turistë të shumtë të cilët po shijojnë vendin.

    “Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

     

    Ditëve të fundit janë publikuar disa fotografive e videove të plazheve të zbrazura në Shqipëri që u interpretuan se ka mungesë të turistëve për shkak të çmimeve të larta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!