Mësuesi turk, Harun Çelik që u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.
Sipas mediave vendase, Harun Celik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.
42 vjecari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.
Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra të tillë janë burgosur këto 5 vjet.
Ndërkohë, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan ku ata janë, kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre raporton abc.
“Nëse e coni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi.
Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.