×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëbora e parë në Korçë

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 23:46

    Zonat malore të Korcës u zbardhën nga reshjet e para të dëborës që pasuan rënien e temperaturave.


    Për shkak të intensitetit të ulët, bora nuk zgjati shumë, por ofroi një fundjavë ndryshe për ata që kishin zgjedhur fshatat turistikë të juglindjes!

    Dëbora zbardhi zonat malore të Korcës pas uljes së temperaturave që shënoi fundjava!

    Reshjet e nisura mbrëmjen e së shtunës vijuan me intensitet të ulët deri pas mesnate!

    Në Dardhë, trashësia e borës ishte 2 centimetra në orët e mëngjesit, ndërsa pati vështirësi për shkak të ngricave në pjesën e rrugës nga Boboshtica drejt fshatti turistik.

    Dëbora e parë edhe pse nuk zgjati shumë tërhoqi edhe vizitorë për të kaluar disa orë ndryshe larg zhurmës së qyteteve.

    Disa madje veç borës, thonë se u bënë dëshmitar edhe të kafshëve të egra që jetojnë në zonë

    Por pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe tek turizmi i natyrës!

    Bizneset thonë se po punojnë vetëm në fundjavë dhe vizitorët kanë qenë të paktë, ndërsa të huajt gati mungojnë!

    Reshjet e dëborës përfshinë edhe Voskopojën e Qafën e Qarrit, por nuk i rezistuan temperaturave të larta!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!