×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Dëgjuam gratë të ulërinin”, vëllai i zë pritën me kallashnikov dhe e qëllon 65-vjeçarin

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 9:20

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja e 65-vjeçarit në Lushnje.


    Mësohet se Faik Veliu ka qenë duke u shërbyer bagëtive dhe sapo ka dalë nga dera e kasolles është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga i vëllai, Flamuri.

    Faiku ka marrë tre plumba në trup, një në gjoks dhe dy në bark dhe po trajtohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Autori i dyshuar i plagosjes, i vëllai Flamur Veliu, u arrit të kapej nga policia, por mbetet mister arsyeja e konfliktit.

    Bnorët e fshatit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit,  thonë se nuk kanë dijeni për konflikte mes dy vëllezërve.

    “Lashë lopatën dhe pashë të vëllain që po ikte me makinë, gratë ulërinin. Atë po e nxirrnin i vëllai dhe nipi. E ndihmova dhe çuam në Lushnje.”, tha njëri nga banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!