Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë për “Tempora” se për rrëzimin e qeverisë Rama ka dy rrugë, me atentat ose me zgjedhje.
E ndërsa përqafon idenë e fundit, thotë se duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Alibeaj: Si ka mbaruar qeveria? A biem dakord që rruga për ta rrëzuar këtë njeri është dy; o bolshevike me atentat, ose demokratike me zgjedhje.
Prifti: Unë jam i racionales, me zgjedhje.
Alibeaj: Po pra, këtë po kërkojmë ne. Ne kërkojmë zgjedhje. Zgjedhje të lira, po nuk patëm këtë gjithë historia merr fund.
Dervishi: Komisioni i Venecias në një nga 102 paragrafët i tërheq vëmendjen Kuvendit të Shqipërisë mbi këtë inisiative që ka ndëmarrë në kushtet ku gjithë pushteti vendor, ekzekutiv dhe parlamentar është në një dorë. Ndërmarrja e një inisitiave të tillë në sulm kundër Kreut të Shtetit prish gjithë ekuilibrat e vendosura në shtet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.