×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deklarohet i gjallë banori që u shpall i vdekur në përleshjen me policët nga ish-deputetja

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 11:20

    Vetëm disa minuta më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri deklaroi se gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit mes një grupi banorësh dhe punonjësve të IKMT-së e efektivëve të policisë kishte mbetur i pajetë një person.

    Pampuri shtoi se viktima, banor në Astir quhej Mahmut Imallari dhe se trupi i tij ndodhej në morg. Po kështu, ish-deputetja akuzoi spitalin e Traumës se po mbante të fshehtë ngjarjen.

    Në të vërtetë, Mahmut Imallari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Imallari është militant i Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!