×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del fotoja, kjo është vajza që u mbyt në kanionin e Holtës

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 22:12

    Një vajzë rreth 24 vjeçe është gjetur e mbytur në kanionin e Holtës në Gramsh, teksa forcat RENEA, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë mundur të shpëtojnë nga rreziku i mbytjes 4 fëmijë të mitur.


    Shqiptarja.com ka siguruar foton e Desantila Sollakut që u mbyt sot në kanionin e Holtës.

    Ajo jetonte në Savër të Lushnjes, ndërsa familja kishte vendosur të kalonin fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania, por e diela u kthye në tragjedi.

    Familja e 25-vjeçares merret me tregti, produkte ushqimore.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!