Vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj tronditi mbarë opinionin publik vitin e kaluar. Marjana Cmeta helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar vjehrrën e saj.
Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha ku nusja ishte rrëfyer. Prej 1 viti Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.
Ditën e sotme është zhvilluar gjyqi ndaj Marjanës dhe ish-bashkëshorti i saj, Oltion Lami ka treguar se si e mori vesh vrasjen e nënës nga videoja e Hoxhës.
Oltioni dëshmoi se nëna dhe ish-bashkëshortja kishin pasur konflikte dhe për këto konflikte prindërit kishin ikur nga shtëpia. “Ditën e ngjarjes, nëna kishte shkuar te banesa për të çuar qumështin”, tha Oltioni. Vrasja sipas tij ka ndodhur pas largimit për në punë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.