Ka dalë para Gjykatës së Lushnjës 36-vjeçari Sajmir Meçani, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89-vjeçare.
Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik. Siç u mësua më pas, ai nuk ishte nipi biologjik i të moshuarës.
Ngjarja ndodhur në momentin kur babai i tij Ismet Meçani kishte shkuar në Fier të priste djalin tjetër që po kthehej nga Greqia. Më pas kur u kthye në shtëpi e ka gjetur nënën e tij të zhveshur.
Ai tregon se i riu ka qenë person problematik, sepse disa kohë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një familjar tjetër në Greqi. Gjatë daljes para gjykatës, ai nuk ka pranuar të flasë për gazetarët dhe u është përgjigjur ashpër: “Ik ore, më lini rehat”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.