Ky është Ruben Saraiva, vrasësi me pagesë që dyshohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Ai shfaqet në këtë video me banorë të Shkodrës ku ka qëndruar disa ditë para vrasjes.
Si çdo i huaj edhe ai fjalët e para që ka mësuar në shqip duket se janë sharjet dhe këto i adreson në drejtim të kryeministrit me porosi të shqiptarëve që e shoqërojnë në lokal.
Ekzekutimi i Nikulajt sipas policisë u organizua nga Edmond Haxhia. 4 shtetas britanikë ishin vëzhguesit e lëvizjeve të 51-vjeçarit dhe ekzekutori, killeri, që realizoi detyrën finale, ishte 28-vjeçari portugez.
Ky i fundit vijon të jetë në kërkim së bashku me shtetasin anglez Harry Simpson të vetmit që i kanë shpëtuar arrestimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.