×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Demokratët grisin kartën e anëtarësisë: Lul Basha sot nuk ekziston më

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 11:23

    Ndërsa është duke vazhduar votimi për referendumin e shkarkimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, disa demokratë kanë grisur teserën e partisë.

    Disa anëtarë të PD-së në rrethe kanë grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar.

    Ata shprehen se janë anëtarë të PD-së qysh në vitin 1991 dhe se Basha i ka bërë anti-amerikanë, prandaj grisin kartat me emrin e tij.

    Jam anëtar qysh në vitin 1991 dhe më rëndon emrin i Bashës që na bën anti-amerikan. Ne jemi pro-amerikanë. Rroftë PD.”

    “Unë jam anëtar në PD qysh në vitin 1991, sot nuk e gjej emrin në listat e PD-së asgjëkund. Sot kam votuar me kartën e Bashës, por Luli sot nuk ekziston më.”

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!