×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dënohet me 2 vite burg ish-kryeprokurori Llalla, i konfiskohet pasuria

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 14:52

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.


    Veç dënimit me burg është vendosur edhe konfiskimi i pasurisë së tij.

    Në seancën e mbajtur gjatë paradites, u paraqitën konkluzionet nga mbrojtja.

    Avokati mbrojtës, Sokol Hazizi, kërkoi pafajësinë e Llallës dhe heqjen e sekuestros me pretendimin se procesi ndaj tij është i stisur për shkak të

    Sipas avokatit procesi ndaj Llallës është i stisur për shkak të pozicionit të tij si ish-kreu i akuzës dhe ish -kreut të ILDKPI.

    Sipas avokatit kjo është një çështje e paragjykuar.

    Sipas avokatit, 7 mijë e 50 euro shpenzime që ka bërë në Gjermani me familjen, të cilën e kishte dërguar atje për shkak të kërcënimeve, i ka marrë borxh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!